Sot me datë 18.04.2024 me rastin e përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit Naser Sekiraça, Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Besnik Osmani me bashkëpunëtorë, me familjarët e dëshmorit dhe shoqatat e dala nga lufta, në shenjë nderimi kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek lapidari i dëshmorit në qendër të qytetit.
Naseri sikurse gjithë dëshmorët tjerë do kujtohen për sakrificën e tyre që i dhanë vendit dhe lirisë të cilën e gëzojmë sot.
Vepra e tyre do kujtohet me krenari dhe nuk do të harrohet kurrë.