Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Diskutimet publike
Dokumentacioni i nevojshëm për Kushte Ndërtimore dhe Leje Ndërtimore
Ekstraktet e procesverbaleve të komitetit për politikë dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve të kuvendit
Ftesat
Ftesat për Komitetin për Komunitete
Ftesat për komitetin për politikë dhe financa
Ftesat për Kuvend dhe Komitete
Ftesat për Kuvend Komunal
Investimet
Investimet Kapitale
Konkurs për projekte
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Konkursi
Kontratat e nënshkruara
Korniza afatmesme Buxhetore
Legalizimet
Lista me emrat e rrugëve në vendet rurale dhe urbane
Njoftim për anulim
Njoftim për dhënie të kontratës
Njoftim për informata shtesë
Njoftim për kontratë
Njoftim për nënshkrimin e kontratës
Njoftimet
Njoftimet Publike mbi Kushtet Ndërtimore
Pasqyra Vjetore Financiare - PVF
Planet e Prokurimit
Planet Komunale
Planet vjetore të KPF dhe Kuvendit të Komunës
Procesverbalet për Kuvend dhe Komitete
Prokurimi
Raportet
Raportet - TM 1
Raportet - TM 2
Raportet - TM 3
Raportet - TM 4
Raportet e Kuvendit
Raporti vjetor i Prokurimit
Rregulloret e Kuvendit
Shpallje publike e hartës zonale (2018-2026)
Shpalljet
Sistemi i Vrojtimit të Lejeve Ndërtimore
Subvencionet
Te hyrat Komunale
Thirrje per Propozime
Udhëzimet Administrative
Udhëzuesit për regjistrim të pronës
Vendimet e Kuvendit
Zgjedhjet Lokale
Zgjedhjet Qendrore
ZKA - Raportet e Auditimit
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Diskutimet publike
Dokumentacioni i nevojshëm për Kushte Ndërtimore dhe Leje Ndërtimore
Ekstraktet e procesverbaleve të komitetit për politikë dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve të kuvendit
Ftesat
Ftesat për Komitetin për Komunitete
Ftesat për komitetin për politikë dhe financa
Ftesat për Kuvend dhe Komitete
Ftesat për Kuvend Komunal
Investimet
Investimet Kapitale
Konkurs për projekte
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Konkursi
Kontratat e nënshkruara
Korniza afatmesme Buxhetore
Legalizimet
Lista me emrat e rrugëve në vendet rurale dhe urbane
Njoftim për anulim
Njoftim për dhënie të kontratës
Njoftim për informata shtesë
Njoftim për kontratë
Njoftim për nënshkrimin e kontratës
Njoftimet
Njoftimet Publike mbi Kushtet Ndërtimore
Pasqyra Vjetore Financiare - PVF
Planet e Prokurimit
Planet Komunale
Planet vjetore të KPF dhe Kuvendit të Komunës
Procesverbalet për Kuvend dhe Komitete
Prokurimi
Raportet
Raportet - TM 1
Raportet - TM 2
Raportet - TM 3
Raportet - TM 4
Raportet e Kuvendit
Raporti vjetor i Prokurimit
Rregulloret e Kuvendit
Shpallje publike e hartës zonale (2018-2026)
Shpalljet
Sistemi i Vrojtimit të Lejeve Ndërtimore
Subvencionet
Te hyrat Komunale
Thirrje per Propozime
Udhëzimet Administrative
Udhëzuesit për regjistrim të pronës
Vendimet e Kuvendit
Zgjedhjet Lokale
Zgjedhjet Qendrore
ZKA - Raportet e Auditimit

Përkujtohen 186 martirët e komunës së Fushë Kosovës

Me akademi përkujtimore, në Fushë Kosovë, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport u shënua 17- vjetori i 186 të vrarëve dhe të masakruarave të komunës së Fushë-Kosovës.

Në këtë akademi, morën pjesë  z. Burim Berisha, kryetar i Komunës së Fushë Kosovës, z.Jakup Dumani zëvendëskryetar, kryesuesi i asamblesë Komunale si dhe drejtor të drejtorive.

Në emër të komunës, fjalën e mori z.Fadil Krasniqi, Kryesues i Kuvendit të Komunës i cili në fjalën e tij ndër të tjera tha:

‘Në ditët si kjo sot, ne ndiejmë dhimbje dhe pikëllim sepse mblidhemi së bashku për të kujtuar më të dashurit tanë që u vranë dhe u masakruan nga dora gjakatare. I kujtojmë me dhimbje të pashuar fëmijët, bijtë dhe bijat, vëllezërit, motrat, nënat, baballarët dhe të afërmit tanë, që sot nuk janë me ne. Një numër i këtyre të rënëve ende nuk e kanë një varr ku të prehen, një vend ku vijmë dhe i nderojmë në ditët tona të dhimbjes.
Masakra e Fushë-Kosovës tash e shtatëmbëdhjetë vjet përpara, na tronditi të gjithëve. Është një nga masakrat më të turpshme që është kryer mbi popullsinë civile, ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve dhe policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.

Përvjetorët në Kosovë kanë histori të dhimbjes po aq sa e dhimbshme është vetë historia e këtij vendi, që ka bërë përpjekjet e sakrificën e jashtëzakonshme në rrugën për liri dhe pavarësi. Përvjetorët shënojnë krenarinë e popullit, kujtimin e pashlyer për njerëzit e tij, ndajnë dhimbjen për ata që kanë rënë dhe mbi të gjitha janë përkujtuesi më i mirë se e kaluara nuk mund të përsëritet, sepse e tashmja ndërtohet në paqe dhe mirëkuptim për të ardhme më të mirë për gjeneratat që do të vijnë.
Është obligim yni që ta përmbushim amanetin e atyre që kanë sakrifikuar për një Kosovë më ndryshe – ku gërmadhat e luftës të mbesin pjesë e pashlyer e historisë; ku Atdhe është toka e të gjithëve që jetojnë në të pa dallim; ku perspektiva për të gjithë është shteti i qytetarëve dhe ku e ardhmja ndërtohet bashkërisht, në demokraci, liri dhe barazi.
Është zotim i të gjithëve për ta përmbushur vizionin e bërjes së shtetit të së drejtës – ku unë dhe ti – qytetarë  të Republikës – kemi shanse dhe të drejta të barabarta. Është përkushtim yni për ta bërë një tokë  të premtuar, një komunë të zhvilluar e të përparuar në të cilën secili do të gjejë perspektivën e tij pa pasur nevojë që ta kërkojë diku tjetër.
Ne kemi arritur deri këtu duke kaluar sfida dhe probleme; prandaj nuk mund të ndalemi dhe as të pushojmë; nuk mund të rikthejmë historinë dhe as të sfidojmë miqësitë.
Kosova është amaneti i gjeneratave të tëra andaj ne nuk mund ta humbim shansin për ta bërë të plotë atë. Po përpiqemi që komuna jonë të jetë një model i krenarisë për të gjithë ata që sakrifikuan për ne, që sot po e ndërtojmë edhe për gjeneratat e reja që do ta gëzojnë.
Në çdo përvjetor, përkundër dhimbjes dhe pikëllimit, ndjehemi krenar për historinë tonë, për të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për të realizuar ëndrrën shekullore.’

 

Në emër të familjarëve të rënë, në këtë akademi foli edhe z. Arsim Mirena. Në fjalimin e tij ndër të tjera z. Mirena theksoi:

 

‘Dal sot këtu para jush, për të shprehur mallkimin ndaj atyre që kryen krimin duke na ndarë nga më të dashurit tanë.

Dal para juve edhe që të shpreh bekimin, nderimin dhe respektin e përjetshëm për 186 lulëkuqet e Fushë Kosovës, për 186 rrezet e lirisë së Kosovës, që nëpër shekuj do të rrezatojnë dashuri atdhetare dhe forcë për jetë të lirë.

Rruga e jetës së tyre është rrugë e lavdisë së përjetshme, ashtu si majat e bjeshkëve të larta të Kosovës që kapin të parat rrezet e agimit, ata i kapën dhe i reflektuan rrezet e lirisë.

U përulemi me dhimbje e respekt, të gjithë bashkërisht, atyre, sepse ata janë sinonimi i sakrificës për komb e atdhe dhe se zëri i tyre ishte, është dhe do të mbetet zë i fuqishëm i ardhmërisë sonë. Ne obligohemi të jetojmë dhe të punojmë edhe për ta, për ta ndërtuar nga dita në ditë ardhmërinë tonë ashtu siç deshën edhe ata vetë.

Të rënët e komunës së Fushë-Kosovës, këta martir që po i kujtojmë për çdo ditë, janë sintetizim i vlerave tradicionale të lëvizjes kombëtare të Kosovës, janë mishërim i ndjenjave më të pastra të atdhedashurisë e të përkushtimit, janë shpirti i guximit dhe pasioni i dijes, janë personifikimi i lavdisë pa njolla, janë shpirtrat që jetojnë midis nesh dhe janë gojët që kurrë nuk pushojnë së ligjëruari duke na fol e duke na pa.

Ju martir të lirisë.

Në  emër të këtyre që jemi këtu, tek po i them këto fjalë, mu kujtua fundi i marsit i 99”. Mu kujtuan e na kujtohen ato ditë e ato mbrëmje kur errësohej. Ishin ditë e net të rënda. Kishte shumë zhurmë, krisma, tym e flak, e tani edhe gjaku si krua rridhte.

Ju duam e ju kujtojmë me mall o më të dashurit tanë. Lavdi jetës dhe veprës tuaj.’

Në përfundim të akademisë kryetari Burim Berisha dhe stafi i tij vendosën kurora dhe bënë homazhe në varrezat e përbashkëta të qytetit.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Diskutimet publike
Dokumentacioni i nevojshëm për Kushte Ndërtimore dhe Leje Ndërtimore
Ekstraktet e procesverbaleve të komitetit për politikë dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve të kuvendit
Ftesat
Ftesat për Komitetin për Komunitete
Ftesat për komitetin për politikë dhe financa
Ftesat për Kuvend dhe Komitete
Ftesat për Kuvend Komunal
Investimet
Investimet Kapitale
Konkurs për projekte
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Konkursi
Kontratat e nënshkruara
Korniza afatmesme Buxhetore
Legalizimet
Lista me emrat e rrugëve në vendet rurale dhe urbane
Njoftim për anulim
Njoftim për dhënie të kontratës
Njoftim për informata shtesë
Njoftim për kontratë
Njoftim për nënshkrimin e kontratës
Njoftimet
Njoftimet Publike mbi Kushtet Ndërtimore
Pasqyra Vjetore Financiare - PVF
Planet e Prokurimit
Planet Komunale
Planet vjetore të KPF dhe Kuvendit të Komunës
Procesverbalet për Kuvend dhe Komitete
Prokurimi
Raportet
Raportet - TM 1
Raportet - TM 2
Raportet - TM 3
Raportet - TM 4
Raportet e Kuvendit
Raporti vjetor i Prokurimit
Rregulloret e Kuvendit
Shpallje publike e hartës zonale (2018-2026)
Shpalljet
Sistemi i Vrojtimit të Lejeve Ndërtimore
Subvencionet
Te hyrat Komunale
Thirrje per Propozime
Udhëzimet Administrative
Udhëzuesit për regjistrim të pronës
Vendimet e Kuvendit
Zgjedhjet Lokale
Zgjedhjet Qendrore
ZKA - Raportet e Auditimit