Në përkujtim të masakrës së Fushë Kosovës, u ndezën flakadanë dhe u vendosën qirinj në nderim dhe kujtim të viktimave.
Ky aktivitet përkujtimor mblodhi qytetarë dhe familjarë të viktimave, të cilët së bashku nderuan jetët e humbura dhe shprehën respektin më të thellë për sakrificën e tyre.
Kjo ditë shërben si një moment reflektimi për të gjithë ne, për të mos harruar të kaluarën dhe për të forcuar angazhimin tonë për paqe, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.
Kujtimi për viktimat mbetet i përjetshëm, ndërsa përgjegjësia për të ruajtur këtë kujtesë mbetet obligim i përbashkët i shoqërisë sonë.




























