Komuna e Fushë-Kosovës ka përfunduar projektin për: “Rregullimin e shtratit të përroit në fshatin Harilaç”. Pos rregullimit të shtratit janë vendosur edhe grila mbrojtëse rreth përroit si dhe është bërë shtrimi i trotuarit karshi përroit. Me përfundimin e këtij projekti gjasat që përroi gjatë ndonjë vërshimi të del nga shtrati janë më të vogla. Sipas banorëve të fshatit Harilaç, projekti i realizuar vërtet i ka dhënë një pamje të jashtëzakonshme fshatit. Shumë projekte tjera të infrastrukturës janë realizuar dhe po realizohen në komunën e Fushë-Kosovës, të cilat po ia ndryshojnë edhe pamjen komunës tonë.