Në prag të shënimit të njëzetepesë vjetorit të masakrës së Fushë Kosovës, këto ditë përfundoi renovimi i varrezave të martirëve. Drejtoria e Shërbimeve Publike angazhoi punëtorët të cilët intervenuan në rregullimin e varrezave të cilat ishin të dëmtuara.
Pjesë e këtyre punëve është edhe largimi i ujërave atmosferike nga këto varreza, projekt ky i përhershëm për të cilin pritet një zgjidhje e përhershme e këtij problemi. Punimet pritet të përfundojnë brenda këtyre ditëve përkatësisht para datës 26 mars.