Është realizuar me sukses projekti për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin, i iniciuar nga Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP) në Fushë-Kosovë dhe i mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, me financim nga Qeveritë e Norvegjisë dhe Finlandës.
Sot është bërë edhe ceremonia e pranimit dhe dorëzimit të projektit, në të cilën ishte i pranishëm Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Fushë-Kosovë, Sabri Xhigoli, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Misioni i OSBE-së Erduan Gjigolli, menaxher i programit dhe Migjen Abrashi, zyrtar i programit, policët e lagjes, Nexhat Gashi dhe Melihate Termkolli si dhe përfaqësuesit e KLSP-së në Fushë-Kosovë, Bahri Bisilmi dhe Saša Zivić.
Ky projekt përbën një kontribut të rëndësishëm për krijimin e një hapësire të sigurt, të përshtatshme dhe argëtuese për fëmijët e fshatit Kuzmin, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale, komunitetit dhe partnerëve ndërkombëtarë.


