Kursin e përfunduan 45 shërbyes civil të cilët u certifikuan dhe që nga sot kanë njohuri edhe më të mëdha në të lexuar dhe në komunikim.
Kryetari i Komunës, z.Burim Berisha, pasi uroi të certifikuarit tha se ky projekt është i një rëndësie të veçantë sepse tani përveç klimës së mirë që mbretëron në këtë komunë është një mundësi më e mirë për të përvetësuar edhe komunikimin, si një nga shtyllat më të rëndësishme në komunën tonë, duke pasur parasysh se kjo komunë është komunë ku jetojnë komunitete të përziera.
Shërbyesit civil në Komunë e kanë parë si shumë të nevojshëm këtë kurs, andaj edhe e kanë përcjell në mënyrë të rregullt dhe interesimi ishte i shprehur.
Edhe të certifikuarit nga të dy komunitetet në deklarimet e tyre vlerësuan lartë këtë kurs dhe të dobishëm në punën e tyre me palët.
Ceremoninë e ndarjes së Certifikatave e vlerësuan lartë edhe përfaqësues nga OSBE.