Kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës së “Ballaku” në fshatin Harilaç të Fushë-Kosovës. Rregullimi i këtyre rrugëve ka ndikuar dukshëm dhe ka rezultuar edhe më ndërrimin e imazhit të hapësirës ku është punuar në infrastrukturën rrugore. Kjo rrugë është përfunduar në vazhdën e angazhimeve për renovimin e rrugëve në Komunën e Fushë-Kosovës.