Në përkujdesje të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, OVL-UÇK-së dhe familjarëve të dëshmorit të kombit Imer Shala –Rrapini u organizua Turneu Memorial Tradicional në Futboll.
Në këtë turne, i cili organizohet qe 8 vite me radhë, morën pjesë 15 ekipe nga tërë Kosova, të cilat me pjesëmarrjen e tyre nderuan figurën e dëshmorit të kombit.
Nga ky turne fitues dolën:
Vendi i parë ekipi ‘Marigona’ – Dobrajë, Lipjan.
Vendi dytë ekipi ‘Tërpeza’ – Malishevë.
Vendi i tretë ekipi ‘Harilaçi’ – Fushë-Kosovë.
Lavdi Dëshmorëve të kombit!