Përfundon me sukses projekti: “Rregullimi i shtratit të lumit Drenicë”, projekt i financuar nga buxheti komunal, i cili është realizuar në lokacionet tek ‘Ura e Muzhakëve’ në fshatin Graboc.
Projekti synon krijimin e kushteve të favorshme moderne mjedisore, krijim të pamjes së mirë, mbrojtjen e lumenjve, florës dhe faunës, pengimin e vërshimeve, evitimin e dëmeve bujqësore të qytetarëve, etj.
Është bërë pastrimi shtratit të lumit, largimi i mbeturinave, pengesave nga pemët që pengojnë rrjedhjen e ujit, shtrimi i gypave Ø1000, mbushja me dhe, dhe rrafshimi. Projekti ka përfunduar brenda planit dinamik.