Ka rifilluar ndërtimi i 16 shtëpive për familjet e qytetarëve me gjendje të rëndë ekonomike.
Puna për ndërtimin e këtyre shtëpive është duke vazhduar edhe përkundër vështirësive që i kemi si pasojë e pandemisë Covid-19. Sipas njoftimeve nga organet mbikëqyrëse të Komunës së Fushë-Kosovës, punimet janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së paraparë.