Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës priti sot në zyrën e tij përfaqësues të KFOR-it slloven në Kosovë
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e frytshëm, të deritashëm, në mes të KFOR-it dhe Komunës së Fushë-Kosovës. Pjesë e diskutimit ishte edhe gjendja e komuniteteve pakicë e cila u vlerësua e mirë, e po ashtu u diskutua edhe për zhvillimin dhe sigurinë në përgjithësi të komunës sonë për të cilën u tha se është e kënaqshme.