Programi “Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive” (DEMI) i USAID-it dhe Komuna e Fushë-Kosovës, kanë nisur fushatën vetëdijesuese për shtim të hyrash nga tatimi në pronë.
“Për shërbime më të mira – paguaj tatimin në pronë” është thënë të jetë motoja e fushatës. Për këtë fushatë në shumë pika të rëndësishme të Fushë-Kosovës janë shpërnda broshura dhe poster , ndërsa është paraparë edhe vendosja e bilbordëve. Pjesë e fushatës janë edhe spotet audio dhe video që do të transmetohen edhe në uebfaqen zyrtare të Komunës.
Ndonëse zyrtarët e Drejtorisë së Ekonomisë dhe të Financave janë të kënaqur me realizimin e të hyrave pasi që tanimë është realizuar planifikimi për vitin 2012, ata konsiderojnë se Nëntori dhe Dhjetori do të jenë muaj ku do të vazhdojnë që të inkasojnë mjete me çka do të investojnë në arsim, shëndetësi, Infrastrukturë etj.