Zyrtarja ligjore pranë Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Fushë-Kosovës, znj.Mirishahe Dervisholli, është pritur sot nga kryetari i Komunës, z.Burim Berisha.
Kryetari Berisha e falënderoi znj. Dervisholli për punën dhe angazhimin e sajë të jashtëzakonshëm për kujdesin e treguar në këtë drejtori si dhe për veprimtarinë e gjatë të angazhimit në proceset politike në komunën e Fushë Kosovës duke i uruar asaj shëndet, jetë të gjatë dhe pensionim të rehatshëm.
Nga ana e sajë znj. Dervisholli falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe kryetarin Berisha për bashkëpunimin dhe respektin e treguar gjatë punës për këto vite.