Sot, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka vazhduar me realizimin e punimeve për pastrimin e trotuarit në rrugën Sllatinë – Bardh i Madh. Këto punime po zhvillohen me qëllim të përmirësimit të kushteve për këmbësorët dhe rritjes së sigurisë në këtë segment rrugor.
Punimet janë në vazhdim dhe po realizohen sipas planit të paraparë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.
Të pranishëm gjatë zhvillimit të punimeve ishte edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, i cili po ndjek nga afër ecurinë e tyre.
Në ditët në vijim, punimet do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera në Fushë Kosovë, në kuadër të angazhimeve për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike.




