Sot po realizohet pastrimi i përroit në fshatin Henc, në bashkëpunim me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), e cila po kontribuon në mbështetjen e komunës sonë për pastrimin dhe përmirësimin e hapësirave publike në fshatra dhe në qytet.
Ky është vazhdim i punëve të mira që po ndërmerren në kuadër të angazhimit të përbashkët për një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët tanë. Pas intervenimeve në fshatin Bardh i Madh, Grabovc dhe lagjen Nakarde, punimet po vazhdojnë në Henc, ndërsa do të shtrihen edhe në ditët në vijim në fshatra dhe lagje të tjera të komunës sonë, me të njëjtin përkushtim dhe dinamikë.