Këto ditë janë duke u pastruar hapësirat publike në Sllatinë, Bardh të madh, Fushë-Kosovë dhe Kuzmin. Heqja e shkurreve, mbjellja e luleve, pastrimi i varrezave, kositja e barit dhe pastrimi i stadiumeve, janë vetëm disa nga punët që po kryen komuna përkatësisht shërbimet komunale. Këto aktivitete janë në vazhdimësi dhe ekipet përgjegjëse do të jenë në terren në të gjitha vendbanimet dhe lokalitetet ku janë hapësirat publike.
Kërkojmë nga qytetarët që së bashku të kujdesemi për një ambient të pastër sepse kjo është e dobishme, e nevojshme dhe e domosdoshme.