Komuna e Fushë Kosovës ka realizuar projektin e pastrimit të mbeturinave në disa lokacione të caktuara. Pastrimi është bërë nga kompania e cila është kontraktuar nga Komuna dhe është bërë në ‘lagjen 28’ dhe ‘lagjen 29’ te komunitetit ashkali, rom dhe egjiptas, ndërsa lokacion tjetër i pastruar është rruga që qon drejt fshatit Kuzmin.