Sot po realizohet pastrimi i deponisë ilegale në fshatin Sllatinë.
Ky aktivitet po zhvillohet me mbështetjen e madhe të Korporata Energjetike e Kosovës, të cilën e falënderojmë për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për t’i dalë në ndihmë Komunës së Fushë-Kosovës në aksionet për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e hapësirave publike.
Përkushtimi ynë mbetet i pandryshuar për të krijuar një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët. Ashtu siç kemi ndërmarrë aksione të ngjashme në lokalitete të tjera, do të vazhdojmë me pastrimin e deponive ilegale dhe rregullimin e hapësirave publike në të gjitha fshatrat dhe lagjet e komunës.