Këto ditë po vazhdohet me të njëjtën dinamikë pastrimi dhe mirëmbajtja e ambientit. Në hapësira publike ka filluar mbjellja e drunjëve dekorativ, pastaj është vazhduar me pastrimin e varrezave të qytetit, hapësirave para banesave të Kompleksi 300, stacionet e autobusëve si dhe është hapur edhe një bunar për lehtësimin e ujitjes së hapësirës së gjelbëruar tek rrethrrotullimi.