Kryetari i komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha priti në një takim përfaqësues nga kompania Farmaceutike “Matkos Pharm” të cilët u njoftuan për zhvillimet e përgjithshme në komunën e Fushë-Kosovës sidomos në këtë kohë kur po përballemi me pandeminë COVID-19.
Përfaqësuesit e “Matkos Pharm” dhuruan 100 pako për familjet në nevojë të komunës së Fushë-Kosovës.
Komuna falënderon të gjithë ata që në këtë kohë krize, kontribuojnë sado pak në përmirësimin e gjendjes për familjet skamnore!