Organizata Health For All (HFA), prezantoi planin e veprimit për implementim të strategjisë së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Fushë-Kosovës.
Me rastin e publikimi të raportit për vitin 2012, nga grupi punues, për monitorimin e Planit të Veprimit për Strategjinë e komuniteteve prezent ishin: Znj. Albulena Zaimi – Forum Syd, menaxhere e Programit për Kosovë, Z. Refik Shaqiri – Zëvendësministër i Integrimeve Evropiane, nga komuna ishin z. Jakup Tërnava dhe zv. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Qerim Gara.
Prezantimin e udhëhoqi z.Rrahmon Stollaku i cili pas prezantimit hapi diskutimin rreth këtij raporti.
Rreth këtij raporti folën edhe përfaqësues nga grupi punues si dhe mysafir nga komunat Klinë, Lipjan etj.