Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se nga sot e tutje, oborri i SHFMU “Mihal Grameno” do jetë i lejueshëm për shfrytëzim si parking i veturave.
”Mirë se vini në shtëpinë tuaj, të dashur mërgimtarë!
Për ta bërë qëndrimin tuaj sa më të lehtë dhe më të rehatshëm, Komuna e Fushë Kosovës ka vënë në dispozicion oborrin e SHFMU “Mihal Grameno” për parkimin e automjeteve gjatë sezonit veror.
Ju uroj një qëndrim sa më të këndshëm pranë familjeve dhe miqve tuaj.” shkruan Kryetari Prebreza.