Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka njoftuar sot se objekti i ri i “QMF Sllatinë” nga e hëna, datë 21.03.2022 do të jetë i gatshëm dhe në shërbim të qytetarëve.
Banoret e fshatit Sllatinë e Madhe, Sllatinë e Vogël, Henc dhe Harilaç, shërbimet shëndetësore do ti marrin tani në objektin e ri, nga e hëna deri të premten sipas orarit: nga ora 7:00 deri në 14:00. (pauza është nga ora 9:00-9:30)
Ndërtimi i objektit të ri është në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe gjendjes shëndetësore të popullatës së këtyre vendbanimeve.