Stadiumi i Fushë-Kosovës dje kishte dy mysafirë të veçantë të cilët ishin të deleguar të Akademisë së Baselit zviceran, për të “peshkuar” talente të shkollës së futbollit të Fushë-Kosovës dhe Kosovarit.
Zviceranët u ndanë të kënaqur në ditën e parë me talentet e këtyre dy shkollave ndërsa në ditët në vijim pritet që të vëzhgohen edhe kategoritë e pionierëve dhe kadetëve.
Komuna e Fushë-Kosovës vazhdon ta përkrahë sportin në përgjithësi, ku në këtë rast i ofron mbështetje të plotë instruktorëve të Baselit që janë duke bërë një punë të madhe në ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve të shkollave dhe të talenteve të rinj.