NJOFTIM SHTESË
Lidhur me kriterin “Kush mund të aplikojë?” në Thirrjen Publike për përkrahjen financiare të start-up bizneseve inovative dhe bizneseve të reja për vitin 2026.
Komuna e Fushë Kosovës, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Tatim në Pronë, njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset e interesuara se është publikuar një sqarim shtesë lidhur me kushtet bazë të aplikimit në kuadër të kësaj thirrjeje publike.
Ky sqarim ka për qëllim të ofrojë informata më të detajuara për kategoritë e aplikuesve që kanë të drejtë të përfitojnë nga programi i mbështetjes financiare, me qëllim të lehtësimit të procesit të aplikimit dhe sigurimit të trajtimit të barabartë për të gjithë aplikuesit.
Ftojmë të gjithë të interesuarit që të informohen me kujdes për kriteret dhe kushtet e aplikimit para dorëzimit të dokumentacionit.
Për informata shtesë, mund të drejtoheni në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Tatim në Pronë.