Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Fushë-Kosovës edhe këtë vit do të zgjedhë – shpërblejë të gjithë sportistët të cilët gjatë vitit 2020 kanë treguar rezultate të lakmueshme në të gjitha sportet.
Gjithashtu do të bëhet edhe zgjedhja e krijuesit të vitit për rezultatet e arritura në vitin 2020 (botime, publikime, prezantime, etj.).
Të interesuarit mund të aplikojnë deri më datë 11.12.2020 (e premte), ndërsa aplikacionet dorëzohen në zyrat e DKRS-së, Komuna Fushë-Kosovë.
Vërejtje: Të gjitha rezultatet e arritura duhet të dëshmohen me medalje apo edhe me certifikata.
Formularët për plotësim: Sportisti i vitit 2020, shkarko këtu.