Komuna e Fushë Kosovës njofton opinionin publik se është publikuar lista e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret e përgjithshme dhe të veçanta, sipas shpalljes së Konkursit nr.304, të datës 24.03.2026.
Lista është hartuar pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të aplikuesve, në përputhje me rregulloret në fuqi për për procedurën e pranimit në shërbimin publik në sektorin e shëndetësisë.
Kandidatët e përfshirë në këtë listë kanë përmbushur kushtet për pozitën: Infermier (Bachelor) – 7 pozita.
Emrat e kandidatëve janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Fushë Kosovës, përkatësisht në rubrikën përkatëse të shpalljeve.