Hapet Thirrja për Aplikim në Programin e Pagesave Direkte 2026
Njoftohen të gjithë fermerët e Komunës së Fushë Kosovës se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit të Pagesave Direkte 2026.
Afati i aplikimit: 22 qershor – 21 korrik 2026, deri në ora 16:00.
Aplikimet dorëzohen pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Fushë Kosovës.
Programi përfshin mbështetje për:
Sipërfaqe të mbjella me kultura bujqësore, pemishte, vreshta dhe perime;
Fermerë të rinj dhe hektarët e parë të fermës;
Blegtori, bletari, sera, pemishte, vreshta dhe kultura të tjera prioritare;
Prodhim organik dhe eko-skema.
Fermerët dhe subjektet e interesuara ftohen të aplikojnë brenda afatit të paraparë dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas kategorisë për të cilën aplikojnë.
Për informata shtesë, kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar, qytetarët mund të drejtohen në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Fushë Kosovës ose të konsultojnë faqet zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural:
• MBPZhR: https://mbpzhr.rks-gov.net/subvencione/
• AZhB: https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim