Në kuadër të rritjes së transparencës dhe forcimit të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, Kryetari i Komunës ka vendosur që një ditë në javë t’i dedikohet takimeve me qytetarë.
Çdo të enjte nga ora 09:00 deri më 13:00, Kryetari do të pres qytetarë nga të gjitha lagjet, fshatrat dhe lokalitetet e komunës, me qëllim të dëgjimit të drejtpërdrejtë të shqetësimeve, propozimeve dhe kërkesave të tyre.
Çdo çështje e ngritur do të shqyrtohet me seriozitet dhe në përputhje me mundësitë financiare dhe bazën ligjore, do të adresohet nga institucionet përkatëse komunale.
Në shërbim të qytetarit!