Drejtoria e Bujqësisë njofton të gjithë banorët e Komunës së Fushë Kosovës se përmes programit të subvencioneve po ofrohet mbështetje konkrete për bujqit, me qëllim lehtësimin e punës dhe rritjen e prodhimit bujqësor.
Në kuadër të këtij programi, qytetarëve do t’u mundësohet përfitimi i paisjeve bujqësore si: makinë shpërndarëse për pleh të shtallës, makinë mbjellëse të grurit dhe misrit, mekanizëm bujqësor (pjatore, freza, trina, plug, spërkatëse), mekanizëm bujqësor (mikser), laktofriz, si dhe makinë për mbjelljen e fidanëve të specit.
Ky program synon të rrisë efikasitetin e bujqëve dhe të lehtësojë proceset e punës së tyre, duke ndikuar në zhvillimin e përgjithshëm të sektorit bujqësor.
Të interesuarit ftohen të aplikojnë përmes rubrikës ”Shpalljet” në uebfaqen zyrtare të Komunës, ku janë të publikuara kushtet, kriteret dhe dokumentet e kërkuara për aplikim.