Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se dëgjimet publike të planifikuara për këtë javë shtyhen për javën e ardhshme.
Datat dhe oraret e reja të mbajtjes së dëgjimeve publike do të publikohen me kohë përmes kanaleve zyrtare të Komunës së Fushë Kosovës.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!