Njoftojmë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës të cilët janë pajisur me kontejnerë të verdhë, kontejnerë 240 litra, t’i shfrytëzojnë ata në mënyrë të duhur në mënyrë që riciklimi i mbeturinave të jetë sa më i lehtë dhe sa më efikas. Saktësisht ky lloj i kontejnerëve është planifikuar të përdoret për mbeturina të llojeve: letër, plastikë dhe kanaqe.
Përmes këtij njoftimi synohet vetëdijesimi i qytetarëve për ndarjen e mbeturinave shtëpiake në kontejnerët e duhur, gjë e cila do t’i ndihmojë autoritetet përkatëse të zgjidhin çështjet e menaxhimit të mbeturinave për një ambient sa më të pastër.