Pas problemeve të njëpasnjëshme dhe të ngjashme në territorin e komunës së Fushë-Kosovës, ndërprerjen e qëllimshme të ndriçimit publik, ndriçuesit përgjatë rrugëve po qëndrojnë të ndezura gjatë gjithë ditës. Ky veprim po shkakton dëme në ormanët e ndriçimit publik, djegie të kontaktorëve, siguresave senzorëve, dëmtimi i kapakëve të shtyllave që i sigurojnë siguresat e po ashtu edhe shpenzime të panevojshme. Ky problem i cili tash e disa muaj po paraqitet në shumë rrugë të komunës tonë. Për këtë arsye është njoftuar edhe policia e Kosovës pasi që këto dëme të qëllimshme po shkaktohen nga një grup kundërshtarësh politik.
Ne po ashtu kemi pranuar edhe një kërcënim nga dikush të cilin e kemi të pa mundur ta identifikojmë, dhe kjo ka ndodhur ne rrugën “Shpati” në fshatin Sllatinë e vogël.
Lusim qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe të na ndihmojnë që ky grup i personave të pandërgjegjshëm të mos bëhen shkaktar i dëmtimi të pronës publike.