Komuna e Fushë Kosovës njofton qytetarët se, gjatë periudhës 13 tetor – 5 nëntor 2026, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në lokacionet e mëposhtme:
📍 23 tetor – Harilaq: Ushtrime praktike me shpërthimin e minave artizanale.
📍 30 tetor – Harilaq: Ushtrime praktike me eksplozivë detarë.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të vërejnë lëvizje të shtuara të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhurma nga aktivitetet trajnuese.
Këto aktivitete janë pjesë e trajnimeve të rregullta të FSK-së.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin! 🤝