Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, për shkak të natyrës së punimeve që do të zhvillohen, Rruga “Dardania” do të jetë e mbyllur plotësisht për qarkullimin e automjeteve nga data 06.10.2026 deri më 15.10.2026.
Gjatë kësaj periudhe, qasja në parkingjet nëntokësore do të jetë e pamundur.
Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të punimeve, të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve në këtë zonë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.