Komuna e Fushë Kosovës njofton qytetarët se projekti “Vendosja e kamerave për të rritur nivelin e sigurisë në Fushë Kosovë dhe në fshatra të Komunës së Fushë Kosovës” është drejtë fazës së finalizimit.
Ky projekt ka për qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, bizneseve dhe pronave e që monitorohet drejtpërdrejtë nga Stacioni Policor në Fushë Kosovë.
Lusim qytetarët të jenë bashkëpunues që ky projekt të mos dëmtohet dhe të jetë funksional.