Pas reshjeve të borës, Komuna e Fushë Kosovës ka filluar pastrimin e rrugëve në të gjithë territorin e saj.
Kushtet e pa favorshme atmosferike me shi dhe borë kanë bërë që rrugët të jenë me ngrica dhe vende-vende të mbuluara me borë.
Drejtoria për Shërbime Publike njofton se ekipet komunale janë në teren dhe po punojnë intensivisht për largimin e borës dhe sigurimin e qarkullimit normal për qytetarët dhe automjetet.
Pastrimi po kryhet me prioritet në rrugët kryesore, zonat që janë më vështir të kalueshme, institucionet publike si dhe zonat me frekuentim më të madh.
Autoritetet komunale bëjnë apel për të treguar kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve. Ngadalësoni shpejtësinë.