Në Fushë-Kosovë nga nesër për tri ditë me radhë do të mbahet ushtrimi fushorë “SKIFTERI 02”.
Qëllimi i ushtrimit fushorë është testimi i ndërveprueshmërisë të Batalionit të tretë me njësi të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), me Komunën e Fushë-Kosovës, me Agjencionin për Menagjimin e Emergjencave (AME), Zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, Shërbimet Mjekësore Emergjente (SHME) dhe Kryqin e Kuq.
Ditët e mbajtjes së Ushtrimit:
- E Marte, e Merkurë dhe e Enjte; datë 20, 21 dhe 22 Nëntor 2018
- Ora 8:00 16:00
Vendi:
- Ish ndërtesa e vjetër e Komunës dhe objektet industriale për rreth.
- Fshati Bardh i Madh dhe Mesbardh (Pomozotin).
Kërkohet nga qytetarët që të jenë të informuar dhe bashkëpunues gjatë zhvillimit të këtij ushtrimi.