Ministria e Financave, nga data 01. 03.2016, ka lëshuar në përdorim shërbimin elektronik.
Për t’u qasur në shërbimin elektronik, tatimpaguesit duhet të vizitojnë ueb-faqen
zyrtare të DTP-së:
https://fatura.tatimineprone-rks.org/
Shërbimi elektronik, tatimpaguesve, ua mundëson marrjen (shtypjen) e faturës, përcjelljen e gjendjes si dhe bërjen e pagesës së tatimit në pronë në pikën më të afërt, në postë apo në bankë.
Përveç kësaj, numri UNIREF në faturë ua mundëson tatimpaguesve që ta kryejnë pagesën edhe përmes sistemit bankar, e-banking.
Kusht për shfrytëzimin e sistemit elektronik nga ana e tatimpaguesve është futja e të dhënave personale në regjistrin e tatimit në pronë, siç janë:
- Emri
- Mbiemri
- Numri personal
Përmes përdorimit të shërbimit elektronik, tatimpaguesit kursejnë kohën dhe koston dhe po ashtu, mund ta përcjellin gjendjen në çdo kohë.
Implementimi i këtij sistemi më të avancuar të pagesave për Tatimin në Pronë nga Ministria e Financave, është edhe një përkushtim tjetër i Qeverisë së Kosovës në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më të shpejta për tatimpaguesit.
SQARIM: Tatimpaguesit po ashtu duhet të njoftohen se:
Shërbimi nuk mund të merret nëse nuk e kanë të regjistruar numrin personal, emrin dhe mbiemrin në regjistrin e tatimit në pronë. Shërbimi nuk mund të merret edhe nëse nuk kanë të plotësuar ndonjërën nga fushat ose plotësimi është i gabueshëm.
Në të gjitha rastet, kur kërkimi dështon apo tatimpaguesve iu paraqitet faturë që nuk është e tyre si dhe dyshojnë se fatura ka gabime në të dhëna, tatimpaguesit duhet të vizitojnë Zyrën e Tatimit në Pronë, në komunë, që të verifikojnë numrin personal dhe të dhënat tjera.