Komuna e Fushë Kosovës njofton banorët e Miradi së Epërme se do të mbahet konsultim publik lidhur me:
⚽ Projektin e fushës së futbollit në fshatin Miradi e Epërme.
📅 13 shtator 2026 (e diel)
🕔 Ora 17:00
📍 Objekti i shkollës në Miradi të Epërme
Në konsultim do të jenë të pranishëm:
- Vlonjat A Hasani, Kryesues i Kuvendit të Komunës
- Ylber Kelmendi, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport
Ftohen të gjithë banorët e Miradi së Epërme që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me propozimet dhe sugjerimet e tyre për këtë projekt.