Ftohen qytetarët të marrin pjesë në Diskutimin Publik për Buxhetin 2027–2029
Komuna e Fushë-Kosovës njofton të gjithë qytetarët se të premten, më 3 korrik 2026, do të organizohet Diskutimi i parë Publik për planifikimin e Buxhetit Komunal 2027–2029.
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal, Fushë Kosovë
Ora: 10:00
Pjesëmarrja dhe kontributi i qytetarëve është i rëndësishëm në procesin e planifikimit të buxhetit, me qëllim që prioritetet dhe nevojat e komunitetit të reflektohen në planifikimin e investimeve dhe shërbimeve komunale.
Ftojmë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij diskutimi dhe të japin propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre.