Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës i cili në partneritet me UNFPA, Kryqin e Kuq Ndërkombëtarë dhe Kryqin e Kuq dega në Fushë Kosovë, organizon ushtrimin fushorë të përbashkët MISP 2019, për Pakon Minimale Fillestare të Shërbimeve për Shëndet Seksual dhe Riprodhues në rast të fatkeqësive apo krizave.
Ushtrimi fushorë organizohet në fshatin Harilaq (shkolla e fshatit), më 28 qershor (e premte), 2019 nga ora 10:00 dhe përfundon në ora 15:00.
Kërkojmë nga banorët e fshatit Harilaq që të na mirëkuptojnë dhe të mos krijojnë panik gjatë organizimit të këtij ushtrimi fushorë!