Rast i ri i infektimit nga COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) konfirmon se në komunën e Fushë-Kosovës, kemi edhe një rast të ri të infektuar nga virusi COVID-19.
Rasti është nga fshati ‘Miradi e Epërme’ dhe sipas informatave konstatohet se gjendja shëndetësore e të infektuarës është e mirë. Shtabi Emergjent i Komunës ka vendosur kontaktet me familjen dhe po përkujdeset për masat mbrojtëse.
Falënderojmë IKSHP-në për bashkëpunimin ndërinstitucional, korrekt dhe profesional. Po ashtu Shtabi Emergjent falënderon për punën e pa lodhshme të stafit mjekësor të QKMF “Fatmir Krasniqi”, Stacionin e Policisë në Fushë-Kosovë, Kompaninë “Pastrimi”, Ujësjellësin Rajonal dhe të gjithë ata që janë 24 orë në shërbim të qytetarëve të komunës së Fushë-Kosovës.