Fushë-Kosova pa asnjë të Infektuar.
Rezultatet e fundit të ardhura në Shtabin Emergjent të komunës së Fushë-Kosovës, konfirmojnë se nga Qendra për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve, kemi pranuar listën e të testuarve nga e cila konfirmohet se është shëruar edhe pacienti i fundit me COVID-19 nga komuna e Fushë-Kosovës.
Tani në Komunën e Fushë-Kosovës nuk ka më asnjë pacient pozitiv me COVID-19.
Shtabi Emergjent, falënderon të gjithë qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës për kujdesin e treguar, duke kërkuar që edhe më tutje të ju përmbahen rregullave që ka dhënë IKSHP.