Bazuar në rrethanat dhe masat e ndërmarra për një menagjim sa më të mirë të situatës lidhur me parandalimin e përhapjes së Coronavirusit COVID – 19, Shtabi i Emergjencës në Komunën e Fushë-Kosovës, njofton të gjithë shitësit dhe shfrytëzuesit e tregut në Bresje se ditën e Martë me datë 4 gusht 2020, Tregu do të jetë në shfrytëzim vetëm nga ora 7:00 deri në ora 12:00.
Të dashur Qytetarë, Zbatoni Rekomandimet:
Vendosni Maskat, Mbani Distancën, Pastroni dhe Dezinfektoni Duart, Shmangeni Prekjen e Syve, Hundës dhe Gojës.