Njoftohen banorët e komunës së Fushë-Kosovës se sot dhe nesër me datë 11 dhe 12 Nëntor 2020, nga KEDS do të ketë punime në disa dalje në Fushë-Kosovë dhe në fshatin Bardh i Madh.
Në Fushë-Kosovë punët do të bëhen në sistemin e ri nga 10kV në 20kV, d.m.th do të ketë rritje të kapacitetit të furnizimit 100%. Ndërsa në fshatin Bardh i Madh do të bëhet shtrirja e kabllove në rrjetin e ri.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj qytetarë, sepse është punë voluminoze dhe mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë këtyre ditëve.