Të nderuar qytetar të komunës së Fushë Kosovës:
Ju njoftojmë se nga data 02.05.2023 do të rifilloj ofrimi i shërbimeve shëndetësore në objektin e QKMF-së në Bresje. Këtu do të ofrohen të gjitha shërbimet sikurse para fillimit të renovimeve të këtij objekti: Shërbimet e Mjekësisë Familjare, Shërbimet Urgjente 24 orë në ditë, Shërbimet Stomatologjike dhe Shërbimet Diagnostike- Laboratori dhe Radiologjia.
Kurse në objektin e QMF – Fushë Kosovë (në rrugën “Shefki Kuleta – te Kompleksi Banesor 300) ku deri më tani janë ofruar shërbime shëndetësore 24 orë, nga data 02.05.2023, shërbimet shëndetësore në këtë QMF, do të ofrohen nga ora 7.00 deri ora 19.00, pra ditëve të punës, nga e Hëna deri të Premten.