Drejtoria për Inspektorat në vazhdën e inspektimeve të rregullta këtyre ditëve ka shpeshtuar inspektimet nëpër operatorët ekonomik kryesisht marketet e mëdha lidhur me shqetësimet e qytetarëve për mos përputhjen e çmimeve raft – arkë, poashtu edhe për origjinën e produkteve (vendosjen e flamujve).
Me qëllim të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve lusim qytetarët që për çdo parregullsi ta ruajnë dëshminë dhe të lajmërojnë në zyrën e inspektoratit në Komunën e Fushë Kosovës.