Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton qytetarët se, në bashkëpunim me barnatoret e Komunës së Fushë Kosovës, është organizuar kujdestaria e natës për ofrimin e shërbimeve farmaceutike gjatë orëve të vona.
Barnatoret kujdestare do të jenë në shërbim të qytetarëve nga ora 00:00 deri në ora 07:00, sipas orarit të përcaktuar, për t’u siguruar qytetarëve qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në barna dhe shërbime farmaceutike në çdo kohë.
Ky organizim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Komunës së Fushë Kosovës për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit ndaj qytetarëve.
Qytetarët mund t’u drejtohen barnatoreve kujdestare në rast nevoje.